Kush është politikani i përgjuar në Selanik duke biseduar me ‘Bacën’?

E Enjte, 05 July 2018 13:51

Kreu i PD-së Lulzim Basha bërë një tjetër denoncim ditën e sotme në sallën e parlamentit të Shqipërisë.

Duke i dhënë një përgjigje kreut të grupit parlamentar të PS-së, Basha ka hedhur akuza duke thënë se shërbimet e huaja e kanë përgjuar në Selanik duke bërë pazare me ‘Bacën’.

“Merre more dhe arrestoje në qoftë se është ai i dyshuar? Por nuk është ai. Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere.

Nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik.

Ah sa keq!

Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot.Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci.

Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë.

Jua kanë vënë kryqin!

Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt!”, tha kreu i PD-së Lulzim Basha në sallën e parlamentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...