Marrëveshja Greqi-Shqipëri shtyhet për 2019-tën

Saturday, 07 July 2018 13:50

E përditshmja “Kathimerini” flet sot për “ngrirjen” e përkohshme teë marrëveshjes Greqi-Shqipëri, deri në përfundimin e çështjes me Maqedoninë. 

Sipas gazetës, reagimet e ashpra të brendshme dhe procesi i gjatë kohor i marrëveshjes së Prespës nga njëra anë, dhe pozicionet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta nga ana tjetër duket se kanë ndikuar në vendimin e fundit politik të kryeministrisë greke për shtyrjen e firmosjes dhe ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Sipas Kathimerini, paketa e marrëveshjes mbyllet përkohësisht në sirtar deri pas Janarit 2019, kur pritet ratifikimi i marrëveshjes me Maqedoninë në parlamentin grek, pa ndaluar gjithsesi puna e ekipeve negociatore në tërësi.

Përveç aspektit politik të çështjes, negociimi i AOZ përbën një temë mjaft delikate sidomos për palën shqiptare, theksohet në reportazh, pasi presidenti Meta nuk nxiton që pakti të mbyllet ndërsa kryeministri Rama është pro miratimit të afërt.

Në axhendën e palës shqiptare akoma mbetet e hapur çështja çame, që për palën greke nuk ekziston, disa çështje kanë marre rrugën e zgjidhjes si njohja e patentave shqiptare ne Greqi, identifikimi dhe kthimi i eshtrave të ushtarëve grekë, ndërsa vijojnë punimet në pjesën ligjore të abrogimit të ligjit të luftës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...