×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndryshimi i kufijve në Kosovë, Vasili: Ky integritet territorial duhet të mbrohet me çdo kusht!

Tuesday, 07 August 2018 15:18

Korrigjimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka qenë një nga debatet më të nxehta poltike të kësaj vere.

Ditën e stome në një deklaratë për mediat Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se synimi i shtetit të Serbisë është që të fitojë diçka më shumë nga ajo që ka tani Serbia.

Sipas Vuçiçit është e qartë që kjo do jetë një zgjidhje mjaft e vështirë për të gjithë. Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që qytetarëve serbë në Kosovë t’ju ofrojë stabilitet.

Në këtë mënyrë ditën e sotme ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, i cili ka folur mbi çështjet e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe konkretisht për heshtjen e politikës shqiptare ndaj kësaj teze të hedhur.

“Thelbi i këtij debate është shumë delikat, me shumë interpretime të dukshme dhe të padukshme dhe së fundmi e bën një debat të gabuar në kohën e gabuar. Kosova pak kohë më parë mori lajmin për liberalizimin e vizave dhe besojë se të gjitha energjitë politike duhet të ishin të përqëndurar në këtë pikë .Përsa i përket këtij debate unë kam reaguar si politikan dhe si atdhetar, për tu përmbajtur çështjes politike. Kosova e pavarur ka qenë thelbi kryesor për të gjithë ne ku pavarësia e saj erdhi nga kontributi ndërkombëtar. Tani të korrigjosh kufijtë, do të thotë ta tjetërsosh Kosovën”

Sipas Vasilit nuk mund të ketë korrigjime të kufijve dhe territoret duhet të mbrohen me çdo kusht.

Sipas tij Kosova është rritur shumë në aspektin politik dhe ekonomik, duke deklaruar se gjithmonë ka qenë e gatshme për të rritur në të gjitha aspektet e saj dhe është një shembull i mirë për tu ndjekur.

“Unë nuk jam nga ata që beson tek fjala korrektim dhe harta e Kosovës është atje, çdo centimetër i lëvizur nuk është më Kosova dhe gjith5ka e fituar do të humbasë me ndryshimin qoftë të një milimetri.

Nëse ndodh plani për korrigjimin e kufijve, atëherë Kosova do  të humbasë atë që ka fituar me shumë luftë. Kosova është e pjekur poiltikisht, ka një model të përcaktuar, duke vendosur disa elemente të rëndësisshme të cilat janë unikale. Çdo cënim i këtyre standardeve do të thotë kthim pas në kohë. Kosova ka përballuar krizën politike së bashku me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi të shqetësuar për ata”, ka deklaruar ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...