Ad imageAd image

Ndarja e Kosovës dhe dilema nëse mjalti që të ofron hasmi është i ëmbël

2 min lexim

Nga Kreshnik Çollaku

 

Vazhdojne qendrime shqiptare te coroditura mbi Kosoven dhe rrezikun e ndarjes se saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dikush ka hallin e Ballkanit,dikush ka hallin e Evropes,dikush ka hallin e pushtetit,dikush ka hallin e patriotizmit,dikush nuk ka asnje nga keto pervcse deshire per te thene dicka ne ze te shokeve…

Armiqte e kesaj situate jane te shumte.

Armike eshte mungesa e komunikimit mes faktorit shqiptar ne Ballkan.

Armik i kesaj situate eshte hermetizmi konspirativ (tipike e sjelljes se kesaj kohe te presidentit te Kosoves).

Armik i kesaj situate jane slloganet internacionaliste pa permbajtje(tipike te pjeses politike konformiste Shqiperi e Kosove).

Armike e kesaj situate eshte bindja kokeforte dhe naive se marredheniet diplomatike jane ndryshe nga ato njerezore,qe per te qendruar te forta duhen ushqyer cdo dite.

Armike e kesaj sitiate eshte dilema apo paqartesia strategjike ne aleanca…iluzioni se mjalti qe te ofron hasmi mund te jete i embel.

Armik i kesaj situate eshte dalldia e histeria kolektive…qe mbyt e vret mendjet e kthjellta.

…

Aleatet ne kete situate jane qartesia strategjike ne aleanca,mendjekthjelltesia ne vendime dhe analiza,…dhe mbi te gjitha komunikimi i hapur mes vetit dhe detyrimi per te percaktuar qendrime e sjellje te unifikuara.

Nje shekull me pare shqiptaret paten te njejtet armiq e aleate. 
Nje shekull me pare iu dorezuam armiqve dhe u copetuam.

Nje shekull me pas nuk kemi lluksin dhe as na falet te bejme te njejtat gabime.

Thene troc. Eshte jetik Uniteti MbareKombetar per Kosoven dhe Kufijte e saj.

Cdo sjellje tjeter eshte ose idiotesi historike ose tradheti kombetare.

Ndani këtë artikull