Ad imageAd image

Basha njëzëri me qytetarët: Rama la mijëra fëmijë rrugëve duke u mbyllur shkolla

1 min lexim

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ situatën që lidhet me sistemin arsimor, ku për këtë vit disa shkolla në vend janë mbyllur.

Në videon e postuar nga lideri i opozitës banorët shprehin shqetësimin e tyre për mbylljen e shkollave, ndërsa kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit. Vet Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan se ky i fundit ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve.

“Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur”, shkruan Basha në ‘Facebook’.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndani këtë artikull