Bashkia do prishë pedonalen për t’i hapur rrugën ‘Fushës’ të prishë Teatrin

E Enjte, 20 September 2018 22:24

Qeveria ka vendosur të shndërrojë pedonalen në rrugën ‘Murat Toptani’—e para dhe e vetmja në Tiranë— në rrugë kalimi për automjete.

Burime për Exit.al bën me dije se Bashkia Tiranë e ka marrë këtë vendim me qëllim krijimin përgatitjen e zonës për ndërtimet e pritshme të kompanisë Fusha shpk. Ky vendim konfirmohet nga shpallja e Bashkisē Tiranë për një tender për “rikonstruksionin e rrugës Murat Toptani”, që në fakt do jetë për punimet për kthimin e pedonales në rrugë me asfalt për kalimin e makinave. Rruga do të ketë gjerësinë e gjurmës ekzistuese prej 5 metrash dhe do të ketë një korsi të kushtuar për autobuzë dhe një korsi për trafikun tjetër.

Për të realizuar ndërtimet masive në zonën përgjatë gjithë pedonales, Fusha shpk ka nevojë për rrugë aksesi për futjen e makinave të transportit dhe mjeteve të tjera të ndërtimit në kantjer. Këtë akses do ta garantojë ligji që shumica socialiste po përpiqet të miratojë sot për godinën e teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave më së shumti në tokën publike që do t’i falet nga qeveria. Në nenin 8 të ligjit shkruhet se:

“pala shtet merr përsipër garantimin e aksesit në zonë dhe servitudet e kalimit që i garantojnë hapësira funksionale, rrugë kalimi, akses publik.” Por Bashkia Tiranë nuk ka pritur as miratimin e ligjit, por është ngutur të bëjë sa më parë rrugën me kosto të taksapaguesve, duke prishur një nga pjesët urbane më të preferuara të qytetit.

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 22:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...