Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Hënë, 24 September 2018 23:13

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Lulzim Basha akuzoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, në bashkëpunim me presidentin serb Aleksander Vuçiç, janë të përfshirë totalisht në këtë plan që do të sillte destabilizimin e rajonit.

“Edi Rama është i përfshirë plotësisht në planin ogurzi të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me presidentin serb Vuçiç, Rama ka përdorur lobingjet për të çuar përpara këtë projekt, që do të destabilizonte rajonin e Ballkanit. Gjithsesi tashmë ndërkombëtarët i thanë jo kësaj ideje ogurzezë dhe ne duhet të shikojmë përpara”, deklaroi Basha.

Login to post comments