Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkruar në lidhje me Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës.
Meta thotë se mbështet këtë iniciativë. “Kënaqësi të ndjek Samitin e #USPres. @realDonaldTrump. Mbështetje e plotë për iniciativën e tij & adresuar efektivisht #ËorldDrugProblem. Angazhim për të bashkëpunuar ngushtë në çrrënjosjen e drogës & mbrojtur të rinjtë e fëmijët nga ajo”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në rrjetin social Tëitter.
Liderët pjesëmarrës në këtë Samit, miratuan një Deklaratë të përbashkët të iniciuar nga Presidenti Trump me titull: “Thirrje Globale për Veprime mbi Problemet Botërore të Drogës”.
Sipas këtij dokumenti, liderët pjesëmarrës në Samit, rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të adresuar dhe luftuar me më shumë efektivitet problemin botëror të drogës, si dhe për të zbatuar konventat për narkotikët e substancat psikotrope dhe të Krimit të Organizuar Transnacional.
Në mënyrë të veçantë, liderët u zotuan që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe parandaluar abuzimin me drogën, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorët e drejtësisë, zbatimit të ligjit e të shëndetësisë.
Presidenti Meta, ashtu si edhe liderët e tjerë të pranishëm në Samit, shprehu mbështetjen ndaj nismës së Presidentit Trump.