Unaza/ Basha: Qeveria me shqiptarët si serbët ndaj kosovarëve, po bëhet spastrim etnik

E Enjte, 15 November 2018 21:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është në një intervistë në “Real story’ në Vizion Plus.

Në hyrje të intervistës duke folur për veprimin e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për tu prishur shtëpitë banorëve të ‘Unazës së Re’ pa i dëmshpërblyer dhe e cilësoi këtë veprim si spastrim etnik.

Ai tha se qeveria po sillet me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.

 ‘Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.

Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit. Mesa duket projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4-ta është futur si bedel, për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të treja lotet janë fituar pa garë. E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet ti mbronin’, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...