VIDEO/ Basha në fshatrat e braktisur të Bubqit: Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë

Premte, 27 December 2019 17:59

Një muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shteti është inekzistent për mijëra familje me shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Në fshatin Tarin, një nga më të goditurit në zonën e Bubqit, banorët i thanë Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë vullnetarët, ndërsa vlerësimi i banesave të shkatërruara akoma nuk është bërë.

“Kemi patur nevojë për njerëz. Le të mos sillte shteti asgjë, vetëm të na shikonte. Kanë ardhur vetëm vullnetarët nga Bubqi dhe Teatri”, - thotë i revoltuar një kryefamiljar, shtëpia e të cilit sihte dëmtuar që në 21 shtator dhe prej 3 muajsh jeton në çadër, bashkë me 6 persona të tjerë të familjes. “Ne kërkojmë vlerësimin e shtëpisë”- thotë një kryefamiljar tjetër, i cili ngre shqetësimin e shumë banorëve në zonat e tërmetit për trajtim të pabarabartë. “Çdo gjë deri tani është selektive. Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ne”, - i tha ai kreut të opozitës, që e cilësoi këtë një krim të dyfishtë.

“Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt”, - theksoi zoti Basha, duke treguar rrugën e zgjidhjes nga një qeveri e përgjegjshme.

“Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t’i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t’i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune. Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve. Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin.“- tha zoti Basha, i cili shprehu bindjen se e vetmja zgjidhje që zgjidh problemin, është largimi i kësaj qeverie.

“Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t’u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhësmbi rrënojat e tërmetit!”- theksoi kreu i opozitës.

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 18:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq / Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj në SIGAL

Aktualitet

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq / Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj në SIGAL

  Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi. Shqipëria është një...

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

Globi

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

  Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel. Qeveria...

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Politikë

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

  Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë...