Lirimi i kushëririt të Taulant Ballës/ Ja çfarë paralajmëroi në 16 dhjetor ish-kryeministri Berisha

Premte, 27 December 2019 21:15

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit liroi drejtorin e Kovaleshencës Ahmet Doda, i cili është dhe kushëriri i parë i sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës.

Lirimi i tij nuk ishte laj i ri për mediat shqiptare, pasi disa të më parë ish-kryeministri Sali Berisha e pati paralajmëruar një gjë të tillë.

Ish-kreu i qeverisë bëri publik në 16 dhjetor denoncimin e një qytetari i cili theksonte se Ahmte Doda do të lirohet nga burgu pasi vetë Taulant Balla po bën presion ndaj drejtësisë.

Mesa duket ish-kreu i qeverisë pati sërish të drejtë në postimin epublikuar.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Lirim i paralajmeruar nga burgu i Ahmet Dodes, djalit te dajes se Taulant Bego Yaris

Te dashur miq, ashtu sikunder informoi me daten 16 dhjetor qytetari dixhital, sot u lirua nga burgu Ahmet Doda, djali i dajes i Tualant Bego Yaris, drejtori i konvaleshences, ne te cilen ai kreu vrasjen shteterore te komisarit Hajdarmetaj pasi e kishte strehuar ne ndertesen konvaleshences, e cila sipas aktit te ekspertit pas termetit te 21 shtatorit per shkak te demtimeve te renda ishte e pabanueshme.

Ahmet Doda u arrestua pikerisht per kete krim dy jave me pare por fill mbreme u paralajmerua se Taulant Bego Yaris po nderhynte per lirimin e tij dhe sot ai shkoi ne shtepi!

Kjo eshte vrasja per se dyti e komisarit Hajdarmetaj nga Taulant Ahmet Doda dhe Bego Yaris qe liroi dhe dergoi nga qelia ne shtepi vrasesin shteteror te Komisarit Hajdarmetaj.

Ketu me poshte keni denoncimin dhe paralajmerimin e keti krimi nga qytetari dixhital. sb

December 16,2019 at 21:04

Ahmet Doda drejtori i nderteses vrasese te konvaleshences do lirohet se po nderhyne Taulant Bego Yaris.

Ahmeti akuzohet se vidhte ushqimin ne burgun e minorenve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

pershendetje Z. Berisha. Uroj te jeni mire me shendet. Doja te denoncoja nje fakt, persa i perket drejtorit te kavalishences ne durres. Drejtori AHMET DODA eshtE kusheriri i pare i kryehalabakut Taulant BALLA. Dhe nuk ka asnje mundesi qe ai te denoet. Taulantinpo bene gjithçka per lirimin e tij.jam 100% i sigurte qe neser ai do dali i pafsjshem dhe do denojne shefin e sherbimeve qe eshte mik i ngushte i Ahmet DODES. kte gje qe pu ju shkruaj eshte lehtesisht e vertetushme. po te pyesesh ne durres te gjithe e dijen se kush eshte Ahmet DODA. Ka qene edhe drejtor i burgut te minorenve ne Kavaje dhe i villte ushqimin te burgosurve minoren. ju pershendes doktorr. te lutem anonim sepse me heqin nga puna.

Kujtojmë që në Kovaleshencën e Durrësit humbi jetën dhe kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...