Video/ Ushtarët e Veliaj i thyejnë krahun shitësit të cigareve

E mërkurë, 18 Prill 2018 17:54

Një tjetër incident i rëndë është shënuar sonte kur Policia Bashkiake ka dhunuar një shitës ambulant cigaresh.

Në videon, e regjistruar pas ndërhyrjes së ushtarëve të Veliaj, dëgjohet shitësi që ulëret për dhimbjet e shkaktuara. Sipas denoncuesit policët bashkiakë i kanë thyer krahun ambulantit.

Kjo nuk është hera e parë që Policia Bashkiake reagon brutalisht ndaj shitësve ambulantë në rrugët e kryeqytetit. Formalisht aksione të tilla thuhet se bëhen në emër të luftës kundër informalitetit, ndërkohë nga ana tjetër Erion Veliaj dhe Edi Rama e kanë mbushur Tiranën plot me kioska në çdo cep, biznes ky që i është dhënë me koncesion pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 17:57

Video

Login to post comments