Ministrja e Ramës flet për ndjeshmëri ndaj qytetarëve...dhe këtu s’ka asgjë për të qeshur!

E mërkurë, 18 Prill 2018 19:07

Ministrat e Edi Ramës mendojnë se e vetmja gjë që ka munguar me qytetarët e Kukësit për vendosjen e taksës për rrugën e Kombit ka qenë konsultimi.

Këtë parullë e nisi kryeministri Edi Rama, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur disa javë më parë, ku kuksianët të revoltuar për taksën e vendosur dolën në protestë dhe sulmuan kabinën ku do të bëhej pagesa për të kaluar në këtë rrugë.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, fraza se “gabimi i vetëm me kuksianët ishte konsultimi”, kaloi në mënyrë mekanike tek të gjithë ministrat.

Por ajo që ka shkuar shumë larg ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila duke folur për “Zërin e Amerikës” u shpreh se kësaj qeveria i intereson zëri i qytetarëve.

Madje zonja ministrja foli edhe për ndjeshmëri të qeverisë së Ramës ndaj banorëve.

“Kjo qeveri ka interesin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve. Për ne është e rëndësishme të ketë një konsultim. Banorët duhet të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Kjo është një kontratë e mbyllur që në dhjetorë të 2016. Kërkojmë ndjesë që gjatë kësaj kohe nuk është bërë një konsultë me qytetarët  por për çdo gjë tjetër në jemi në anën e qytetarëve”, -tha ajo për Zërin e Amerikës.

Por le t’i marrim gjerat me radhë dhe të shohim si ka qenë qeveria e Ramës me ndjeshmërinë që kur ka nisur të qeveris pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Më të marrë pushtetin Edi Rama ndërmori një gjasme të quajtur Reformën në Energji, ku në qendër të kësaj reforme ishte mbledhja e faturave të papaguara në vite.

Për të realizuar këtë qëllim u angazhua edhe policia e Shtetit, e cila nën terrorin e uniformës arrestoi mijëra njerëz, pasi nuk kishin paguar energjinë elektrike, dhe kjo sepse ata donin që ta bënin këtë gjë, por se varfëria nuk ua lejonte një gjë të tillë.

Dhe Rama nuk pyeti fare për ndjeshmëri, edhe pse disa persona i dhanë fund jetës pasi nuk kishin mundësi të paguan faturat që OSHEE u kishte dërguar në shtëpi.

Më pas e nisi me kanabizimin e Shqipërisë, ku këtë punë ia besoi ministrit të tij, njeriut të afërt deri para disa kohësh, Saimir Tahirit.

Edi Rama nuk kërkoi fare mendim, nuk bëri as konsultim me qytetarët për një nismë të tillë, ndoshta edhe mund ta ketë bërë, por jo me njerëzit e thjeshtë, por me kriminelët.

Nuk kishte asnjë lloj ndjeshmërie kur kryeministri Rama, vendosi që të rrisë taksët për të gjithë shqiptarët, ku më e fundit është ajo e biznesit të vogël, me taksën e TVSH.

As me minatorët nuk pati ndjeshmëri dhe konsultime, me naftëtarët jo e jo.

Nuk dihet se për çfarë ndjeshmëri flet Ministrja e Mbrojtjes, ndoshta ka koncept tjetër për ndjeshmërinë, jo si shumica e shqiptarëve.

Dhe meqë Xhaçka ndjeshmërinë e solli në vëmendje kur foli për kuksianët, dikush duhet t’ia kujtojë se ende janë në burg 11 kuksianë.

/55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 19:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...