Mesazhi për Falconen/ Ambasadori italian i shpërndan postimin dhe falenderon Lulzim Bashën

Saturday, 23 May 2020 20:27

Lulzim Basha përkujtoi ditën e sotme 28-vjetorin e ekzekutimit mafioz të magjistratit italian Giovanni Falcone.

Kryedemokrati Basha përmes një statusi në Twitter shkruante se, Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Por mesazhi i Bashës është shpërndarë edhe nga ambasadori italian në Tiranë, i cili falenderon kreun e opozitës për mesazhin.

"Faleminderit Lulzim Basha për fjalët e bukura mbi gjyqtarin Falcone, një hero italian", shkruan ambasadori Fabrizio Bucci.

 
 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...