Kreu i KLSH/ Meta letër Ruçit dhe Kuvendit: Presion politik ndaj meje për të propozuar një kandidaturë nga ato që do mazhoranca

E Enjte, 04 June 2020 13:19

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit z.Gramoz Ruci një letër mbi propozimin e zotit Arben Shehu për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca. Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidenti. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë”, shkruan Meta.

Login to post comments