Basha: Ne do t'i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme

Tuesday, 09 June 2020 18:55

Në kuadër të turit të takimeve që ka ndërmarrë ditët e fundit, sot kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Njësinë Administrative nr.11 në Tiranë ku zhvilloi takime me bizneset e zonës.

Sipas kreut të selisë blu, kryeministri i braktisi shqiptarët gjatë dhe pas pandemisë duke mos dhënë asnjë ndihmë, duke varfëruar më shumë qytetarët dhe duke falimentuar bizneset.

 
 
 

"Në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë u takova me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të shqetësuar për krizën e thellë ekonomike që ka prekur familjet shqiptare.

Edi Rama i braktisi shqiptarët si gjatë dhe pas pandemisë duke mos ofruar asnjë ndihmë konkrete, duke i varfëruar dhe më shumë qytetarët e duke çuar drejt falimentit biznesin e vogël.

Kriza e thellë ekonomike ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek shqiptarët dhe një qeverisje normale. Ne do t'i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të rritur mirëqënien dhe për të ulur papunësinë", shkruan Basha në një postim të tijin në Facebook.

 
 
 

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Politikë

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare. Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se...

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Politikë

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Nuk është mbyllur akoma muaji i parë i vitit dhe Edi Rama ka regjistruar kaq shumë skandale brenda pak ditësh, që do kishin rrëzuar dhjetë herë një qeveri kudo. Por ndërsa...

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Politikë

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me...