Berlini zyrtar pozicionohet publikisht pro Maqedonisë së Veriut, injorohet Shqipëria

Premte, 02 October 2020 10:34

 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë një video konference për mediat me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se një nga prioritet e presidencës së BE e cila do të merret së shpejti nga vendi i tij është hapjen e negociatave të anëtarësimit, për Maqedoninë e Veriut.

“Synimi ynë i deklaruar mbetet zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së që përbën hapin tjetër logjik në pranimin e vendit në BE, ka deklaruar Maas.

Ky qëndrimi tregon se Gjermania tashmë është e vendosur për ecjen përpara drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, e cila u penalizua një vit më parë për shkak të Shqipërisë së Edi Ramës.

Është hera e parë që Berlini zyrtar e veçon hapur dhe kaq publikisht Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria, për sa i përket procesit të hapjes së negociatave.
Duket se fqinji ynë, i cili ka qenë “paketë” me ne në këtë proces, nuk do të penalizohet më për hir të papërgjegjshmërisë së qeverisë Rama për plotësimin e kushteve nga BE dhe Bundestagu gjerman.

Ky reflektim dhe qëndrim i ftohtë i gjermanëve u duk edhe gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Berlin, ku nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë.

Në një shkrim të medias shtetërore gjermane DË, thuhej se lojërat që po bën Edi Rama me Reformën Zgjedhore dhe këmbëngulja e tij për të kaluar një ligj që penalizon mediat e lira, e kanë rreshtuar Gjermaninë mes vendeve skeptike, nga një aleat i madh i Shqipërisë për integrimin drejt BE-së në.

Ndërkohë ditët e fundit ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj ishte në një vizitë zyrtare në Berlin dhe nuk morri një konfirmim të tillë si homologu i Maqedonisë Osmani.

Modifikuar më Premte, 02 October 2020 10:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...