Rritja e kriminalitetit, Basha bën zotimin nga Elbasani: Do shkëpus lidhjet e krimit me pushtetin, bashkohuni në rrugën tonë!

Premte, 02 October 2020 11:05

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bëri thirrje shqiptarëve nga qyteti i Elbasanit që të bashkohen për të nisur një rrugë të re.

Sipas tij, rruga e qeverisë është ajo e shkatërrimit të ekonomisë dhe të ardhmes së shqiptarëve. Sa i takon kriminalitetit në rritje në qytetin e Elbasanit, Basha deklaroi se kjo lidhet me bashkëpunimin e krimit me pushtetin.

“Thirrja ime është të bashkohemi për të nisur së bashku një rrugë tjetër, për të ndryshuar menjëherë kurs, sepse kjo rrugë ka shkatërruar ekonominë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Një rrugë tjetër është ajo që sjell shpresë për rininë

Situata e krimit në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit me pushtetin. Nuk ka njeri në Elbasan që nuk e ka kuptuar këtë. Zgjidhja është shkëputja e krimit nga pushteti. Ky është një nga zotimet e mia të para”, tha Basha

Login to post comments