Ad imageAd image

Vasili: BE-ja nuk na pranon nga çështja “Tahiri”

2 min lexim

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, foli për rekomandimin pozitiv të Shqipërisë, seancën e sotme parlamentare dhe rishfaqjen e Tahirit në Kuvend.

Vasili akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri.

“Në sallën e Kuvendit mungonte kryeministri i vendit. Është tragji-komike. Një kryeministër që predikon mirëkuptim, ka një papërgjegjshmëri, një ditë pasi  Mogherini vjen nga Brukseli në Tiranë, ky nuk vjen dot nga kryeministria në parlament.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rama nuk bashkëjeton dot me debatin, me demokracinë e debatit. I pëlqente debati kur ishte në opozitë,” tha Vasili

Ndërsa për çështjen Tahiri, kreu i grupit të LSI u shpreh se skepticizmi europian vjen pikërisht nga kjo çështje dhe tha se është përcaktuese për të ardhmen e vendit.

“Kjo është një çështje mes tyre por që dënon shqiptarët. Rezervat dhe skepticizmi europian që lë dyshime për vendimet e qershorit. Është lidhur me këtë çështje e konkretisht kjo e Tahirit, që diskutohet nga Perëndimorët. Është përcaktues për vendimin e ardhshëm.

Seanca e sotme kishte qëndrimin që meritonte. Ne respektuam shqiptarët, Mediu, Basha e Kryemadhi dhanë mendimin e tyre. Sallën e përbuzi kryeministri. Përbuzi dhe të tijët duke mos qenë. Nuk mund t’i bënim fresk mazhorancës që i poshtëron kryetari i tyre. Kanë durim ata. Sot vinim 24 orë pas ngjarjeve të mëdha dhe ai nuk vjen.

Sot Shqipëria në kohën kur kryeministri i bën jehonë drejtësisë, sot s’kemi drejtësi vetëm për një shkak të veprimit të qeverisë së tij. Sistemi gjyqësor është i asfiksuar,” tha Vasili në studion e emisionit “Opininion” në news 24.

 

Ndani këtë artikull