Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në faqen e tij të “Facebook”-ut një video ku shihet komunikimi i Saimir Tahirit sot me gazetarët si dhe një kthim pas në kohë ku kryeministri Edi Rama bënte një deklaratë të ngjashme si ish-ministri.
Me ironi Berisha shkruan; “Nje selam nga Saimir Habili per Edvin Xibraken! Sb”, duke nënkuptuar kështu se ky ishte një mesazh i koduar për Ramën.