Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratës së bujshme të ish-ministrit Saimir Tahiri se ky i fundit nuk trembej nga askush, duke përdorur edhe disa fjalë jashtë etikës.
Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Balliu i cilësoi Ramën dhe Tahirin si monedhë me dy koka, ndërsa shtoi se ish-ministri citoi kryeministrin.
REAGIMI I BALLIUT
RAMA-TAHIRI: NJË MONEDHË ME DY KOKË
S’ka bir nënë e bir kurve që më ndalon:
Saimir Tahiri CITON Ramën për t’i kujtuar se fundi i Tahiri është fundi i Ramës dhe fundi i Rilindjes. Ky reagim i Tahirit vjen dy ditë pas rekomandimit për hapjen e negociatave, pasi Tahiri i trembën kërkesave të BE për një shtet të së drejtës: Për një rezultat konkretë kundër botës së krimit. Ai është koshient që rezultati i vetëm konkret do të ishte arrestimi i tij. Çdo shqiptar sot duhet të dijë që Shqipëria nuk bën asnjë hap përpara për sa kohë nuk kemi një shtet të së drejtës. Për sa kohë jetojmë në qeverinë e narkotrafikantëve.