Deputeti Balliu: Shqipëria nuk hyn në BE, Tahiri ka kapur Ramën nga veshët

E Enjte, 19 Prill 2018 16:18

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes të një postimi në “facebook” thotë se Shqipëria nuk hyn dot në Evropë sepse Tahiri e ka kapur Ramën nga veshët me provat që ka.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte sot i pranishëm në Kuvend, ku nuk foli për ligjet, por zgjodhi të flasë jashtë duke përdorur gjuhën e kryeministrit Rama në vitin 2002 kur ishte kryetar bashkie.

Ai zgjodhi shprehjen e Ramës për të treguar se do vijonte të kërkonte drejtësi për akuzat për lidhje me ‘Habilajt’, këta të fundit të akuzuar për trafik droge.

“Se besoj se do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”,- u shpreh Tahiri, shprehje që është interpretuar si ‘kërcënim’ ndaj Ramës.

Statusi i plotë i deputetit të PD:
SHQIPËRIA NUK HYN DOT NË EUROPË SEPSE TAHIRI E KA KAPUR RAMËN NGA VESHËT ME PROVAT QË KA NË DORË.
KËRCËNIMI ME ZË DHE FIGURË SOT NË KUVEND
JA PROVAT;

Video

Login to post comments