Berisha: Kjo qeveri erdhi me shenjën e drogës! I pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë

E Enjte, 08 September 2022 09:07

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar këtë pasdite se qeveria e Ramës ka ardhur në pushtet me drogën ndërsa shtoi se jemi i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë.

Kryedemokrati deklaroi se kjo solli pasoja të rënda për Shqipërinë ndërsa shtoi se trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.

 

“Në raport me sigurinë kombëtare, atë të qytetarëve, rendin, jetën, në raport me veprimtarinë e policisë dhe organeve ligjëzbatuese, ajo që ka pasur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri, ka qenë dhe është droga. Ju jeni dëshmitarë se, kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës. Erdhi me skaf. Nga të gjithë politikanët shqiptarë, njëri i vetmi në atë kohë që kishte skaf, dhe i vetmi në atë kohë që u emërua ministër.

 

Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë kriminale, që ishte përballur ndërvite me sukses me banda të ndryshme duke i vënë para ligjit dhe i hapën rrugë, shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi apo kanabistan. Analistë, media të huaja, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri në këto vite u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.

 

Ishte me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme dhe të rrezikshme për Shqipërinë, politika e kanalizimit të saj. Ajo krijoi miliarda e miliarda euro, me të cilat trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.

Më kujtohet një shifër e autoriteteve italiane. Në vitin 2012, kanë marrë gjithsej nga Shqipëria, 12.6 kilogramë kokainë, sipas raporteve të tyre. Raporti i grupit të Dublinit shprehej qartë se rruga e heroinës nuk kalon më nëpër Shqipëri, por devijoi nga Maqedonia drejt Serbisë dhe Europës. Ishte gabimi më i madh që iu bë me inkurajimin e kanalizimit të Shqipërisë.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...