Ad imageAd image

Ilir Meta dënon sulmin kibernetik të Iranit: Reagimi i qeverisë korrekt, por shumë i vonuar! Duhet vigjilencë për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit, ndërsa thekson se masa e marrë nga qeveria për të ndërprere marrëdhëniet diplomatike është korrekte, por shumë e vonuar.
Ish presidenti thekson se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.

“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Ilir Meta në rrjetet sociale

Ndani këtë artikull