Ad imageAd image

Ilir Meta: Rama është koka e organizatës kriminale që ideoi dhe po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve

1 min lexim

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon direkt kryeministrin Edi Rama si “koka e organizatës kriminale që ideoi dhe po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se banorët e kryeqytetit janë më të vjedhurit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kreu i PL-së thotë se nevoja për ndëshkim “është ulëritëse! Ora e Drejtësisë po afron!”.

Postimi i plotë i Ilir Meta:

Edi Rama është koka e organizatës kriminale që ideoi dhe po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve.

 

Të gjithë shqiptarët janë të vjedhur, por në veçanti banorët e Tiranës janë më të prekur, sepse me firmën arbitrare dhe të paligjshme të Erion Veliaj, ata janë futur në borxh për 30 vitet e ardhshme.

Nevoja për ndëshkim është ulëritëse! Ora e Drejtësisë po afron

Ndani këtë artikull