Manjani: Veliaj paguan për lobimet! Kush e çoi tek Pelosi kur s'ka asnjë lidhje protokollare?

Saturday, 17 September 2022 09:26
 

 

 Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv skandalin 'Basha' për lobimin me financime ruse. Manjani deklaroi se opinionit publik i intereson se për çfarë erdhën paratë, nga erdhën dhe çfarë ndikohet me ato para.

"Transparenca e këtyre parave na intereson, për çfarë vijnë, nga vijnë, çfarë ndikohet nga këto para?"-tha Manjani.

Më tej ish-ministri i Drejtësisë tha se ka patur një hetim për këtë çështje nga Prokuroria e Tiranës, dhe hetimet ngecën pasi nuk u sigurua një dëshmi e Muzin.
 
“Hetimet e çështjes vareshin nga dëshmia e Muzin. Ku është përgjigja e letërporosisë që dërguan? Më shqetëson që pse këto para nuk i kanë shkuar PD-së fjala vjen që mund të kishte fituar zgjedhjet me ato para, dhe i paska përdorur për qëllime private.”-tha Manjani.
Manjani deklaroi se ato politikanë shqiptarë që harxhojnë para për tu zgërdhirë në foto në takime lobingjesh me politikanë amerikanë, për të treguar ndaj popullit që e kanë mirë, nuk e meritojnë votën e popullit shqiptar.

"Kjo është një maskaradë, poshtërsi, maskarallëk që s'quhet politikë, por politikë personale, PR personal, hajde se shqiptarët hanë budallenj, të tregojmë kush e ka më mirë me Amerikën. Kam parasysh dhe Veliajn dje që kishte dalë me Pelosin, asnjë lidhje protokollare.

Veliaj ka paguar, duhet edhe ju ta pyesni se për çfarë është ai takim. Si shkoi, kush e çoi? Cilido që e bën këtë, harxhon para për një foto, është maskarallëk politik. Nuk do e mbështes kurrë një politikan të tillë."-tha Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...