Ambasadorja e BE-se :Reformat të bëhen realitet,s’ka tolerim ne negociata

E mërkurë, 21 September 2022 22:21

E ndërsa vendi ynë është në vigjilje të procesit anëtarësues dhe paralelisht pritet të ndërmerren disa nisma ligjore, si pasaportat e arta, amnistia fiskale apo legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, ambasadorja e BE-së është e qartë kur thotë per Vizion Plus se ato nuk duhet të cënojnë ligjet mbi të cilat funksionon Bashkimi Evropian.

 

CHRISTIANE HOHMANN

AMBASADORE E BASHKIMIT EVROPIAN NE TIRANE

 

Është shumë e rëndësishme, kemi korpusin e legjislacionit, dhe sigurisht ne presim që të mos kalohet asnjë ligj që e shkel këtë korpus ligjor të BE-së. Ky është një fakt dhe tjetri, siç e thashë më parë, është që Shtetet Anëtare të BE-së po e ndjekin me shumë kujdes gjithë zhvillimin në vend dhe nëse keni nisma ligjore që nuk përqendrohen tek përafrimi me korpusin ligjor të BE-së, por shkojnë në drejtim të kundërt, atëherë kjo do të ndryshojë edhe përshtypjen për vendin. Është çështje besimi dhe perceptimi, në kuptimin që a është drejtuar jeta politike në vend 100% drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, çka do të thotë që pritshmëritë për çdo veprim të ndërmarrë do të shkojnë në këtë drejtim apo ka edhe veprime të tjera që lënë vend për të ngritur pyetje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

Globi

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

  Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel. Qeveria...

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Politikë

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

  Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë...

‘3 kulla në truallin e ish-UET’/ Berisha: Monumentet e krimit, nën emrin e deputetit të PS, mbushin Tiranën

Politikë

‘3 kulla në truallin e ish-UET’/ Berisha: Monumentet e krimit, nën emrin e deputetit të PS, mbushin Tiranën

  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërtimin e tre kullave në ish-truallin e UET, nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj. ‘Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj...