Deklarata e fortë e Metës: Rama duhet të ishte në burg për inceneratorët. Nuk ekziston asnjë impiant!

Premte, 23 September 2022 09:38
 
 
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të ishte në burg. 

Në Top Story, ish-kreu i shtetit foli për skandalin e inceneratorëve dhe sulmin kibernetik që rrëzoi shtetin. 

 
 Meta i quajti inceneratorët aferë që duhet ta kishin çuar kreun e qeverisë pas hekurave. Kreu i PL theksoi se në terren nuk ekziston asnjë impiant inceneratori. 
 
Sa i takon akuzave të Autoritetit të Dosjeve, Meta tha se për të nuk ka asnjë shqetësim, ndërsa akuzon këtë institucion se po tenton ta dëmtojë atë, por po cënon edhe persona të tjerë. 
Ilir Meta: Nuk jam aspak i shqetësuar për historinë e dosjes. Dosja është falsifikuar tek ‘Rruga e Kavajës’. Sigurimi i Shtetit ka të dhëna për një bashkëpunëtor, .këto nuk lexuan deklarimin e personit të dëmtuar. Autoriteti Dosjeve bën gjëra që as në kohën e kaluar nuk bëheshin. Autoriteti i Dosjeve për të dëmtuar Ilir Metën po cënon dhe persona të tjerë. Nuk bëj kërkesë tek autoriteti për të legjitimuar falsifikimin. Edi Rama duhet të ishte në burg për inceneratorët, nuk ka fare incenerator. Rama shpiksi i patronazhimit që i hapi rrugë hakërimit. Edvin Kristaq Rama dhe të gjithë të tjerët ta dinë, Ilir Meta do ta drejtojë Partinë e Lirisë derisa regjimi i Ramës të bjerë në këmbët e popullit. Edi Rama do t’i paguajë të gjitha dëmet që i ka bërë popullit shqiptar. Sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Edi Rama, ia dha të dhënat patronazhistëve.   
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vesh fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’/ Granit Xhaka nderon familjen heroike të Kosovës

Sport

Vesh fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’/ Granit Xhaka nderon familjen heroike të Kosovës

  Granit Xhaka ishte protagonist absolut në ndeshjen Serbi-Zvicër që përfundoi me shifrat 2:3 dhe çoi helvetët në fazën tjetër të Botërorit. Pasi u bë lider në fushën e lojës, shqiptari i...

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

Politikë

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

  “Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën” theksoi sot Sali Berisha, kryetari i PD-së, lidhur me protestën e opozitës më 6 dhjetor, gjatë një konference për shtyp. "Ne do...

‘Shpifje të ulëta’. Berisha: Do publikoj skandalin e ambasadorit britanik

Politikë

‘Shpifje të ulëta’. Berisha: Do publikoj skandalin e ambasadorit britanik

  Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish me ashpërsi ndaj ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Ai tha se ambasadori ka shpifur në mënyrë të ulët. “Është përdorur korrupsioni për të luftuar...