‘3 kulla në truallin e ish-UET’/ Berisha: Monumentet e krimit, nën emrin e deputetit të PS, mbushin Tiranën

Tuesday, 27 September 2022 14:24

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërtimin e tre kullave në ish-truallin e UET, nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj.

‘Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj me kulla. Monumentet e drogës dhe krimit të klientelës së partisë mbushin Tiranën’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj me kulla.

Monumentet e drogës dhe krimit të klientelës së Partisë mbushin Tiranën.

Learti i Partisë shpërblehet me tre kulla!

Miq, qytetari dixhital shkruan se: Tre kulla me 292 apartamente banimi e 30 zyra do të ndërtohen në truallin e ish-UET. Kjo është tronditëse. Tirana nuk ka më hapësirë të lirë për të marrë frymë.

Cilido kalon në zonën e ndërtimit ka vënë re se ky projekti gjigant, i projektuar nga qeveria, po zhvillohet nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj. Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt, Rudin Durajt, me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek 'Bulevardi Gjergj Fishta' do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës si dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt.

Laert Duraj, me bekimin e Edi Ramës dhe Erion Betonit, do të ndërtojë këto 3 kulla me paratë e “fituara” gjatë kohës që mbante pozicionin si Drejtor në Postën Shqiptare. Këta ushtarë të Edi Ramës po betonizojnë, zhvasin, shkatërrojnë vendin dhe qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, si të pafytyrë e të pashpirt që janë, godasin çdo centimetër të njerëzve në pamundësi me brutalitet dhe dënime maksimale.

Erion Betoni dhe shefi i tij do të mbajnë përgjegjësi për çdo tullë të vendosur, çdo centimetër tokë të falur e vjedhur, për çdo leje e konçesion të dhënë. Kjo qeveri e kotecit kërkon reagim të menjëhershëm e të përgjithshëm. #sb

Modifikuar më E Enjte, 29 September 2022 09:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...