Gazeta e madhe gjermane: Rama i lidhur me mafian dhe i zhytur në skandale

E Enjte, 29 September 2022 14:12

 

Një nga gazetat më të mëdha dhe më autoritare në Gjermani, Die Welt, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka probleme të thella me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit.

Shkrimi merr nxitje nga hapja e negociatave, për të cilat thuhet se u hapën më shumë për shkak të situatës gjeostrategjike të krijuar nga lufta në Ukrainë.

 

“Lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor. Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri”.

Por gazetarja Mandoline Rutkowski thotë se kryeministri Edi Rama akuzohet se ka lidhje me mafian. Një gjë të tillë kishte konstatuar edhe revista më e madhe gjermane, Spiegel para ca kohësh. Ndërkohë gazeta gjermane shkruan se Edi Rama po zhytet çdo ditë në skandale.

“Korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’.

Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës/Open Data Albania, e di se sa serioz është problemi. “Korrupsioni është një problem i jashtëzakonshëm në Shqipëri,” thotë ekspertja e analizës së të dhënave me fokus transparencën, kontrollin dhe anti-korrupsionin. “Nuk është i pranishëm vetëm në rangjet e larta, por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari- qoftë te vizita te mjeku apo te zgjedhja e shkollës fillore”.

Shqipëria nuk është në gjendje të ushtrojë kontroll gjyqësor, kushtetues dhe parlamentar mbi qeverinë, thotë Brahaj, pra, de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lirë.

Lista e skandaleve rreth Ramës e vërteton këtë deklaratë. Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.

Skandalet po shumohen edhe në orbitën e tij të pushtetit. Së fundmi, politikani i PS-së, Alqi Bllako u arrestua në fund të muajit prill pasi thuhet se është i përfshirë në një skandal korrupsioni prej 430 milionë eurosh. Opozita e akuzon Ramën si organizatorin e aktiviteteve kriminale,” shkruan gazetarja gjermane.

“Një fushë që Brukseli po e shqyrton nga afër për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, dhe që shqetëson ambasadoren e BE-së, Hohmann, është liria e shtypit në vend: “Kuptimi i shtypit si korrigjues ka nevojë për zhvillim në Shqipëri”. Vendi renditet nga Reporterët pa Kufij i 103-ti nga 180 vende.

Mediat transmetuese janë kryesisht në duart e disa sipërmarrësve të pasur me lidhje politike. Kryeministri Rama bëri bujë së fundmi pasi kërcënoi gazetarët me ‘riedukim’ pas pyetjeve kritike dhe i përjashtoi nga konferencat për shtyp. “Ne presim që të gjithë politikanët t’i trajtojnë gazetarët me respekt,” thotë Hohmann,”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...