Zbythja e Ramës/ Meta: E bëri prej zgjedhjeve, ne nuk kemi institucione

Premte, 30 September 2022 12:31

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar ‘prapaskenat’ e arsyeve të vërteta që e bënë Edi Ramën të tërhiqej nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë.

Meta tha në një konferencë për mediat se kreu i qeverisë u tërhoq për faktin se para janë zgjedhjet, ndërsa ka si plan që të 5-6 fishojë çmimin më pas.

“Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve. për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe antinjerëzor, por me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’ua shtuar 5-6 fish. Por kjo s’ka për të ndodhur, pasi qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisti që po ua nxin jetën qytetarëve të ndershëm. Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli, bien çmimet”, tha Meta.

 

Meta deklaroi se tërheqja e qeverisë nga vendosja e fashës 800 KWH tregon se në Shqipëri “nuk ka institucione të pavarura”.

“Ky vendim i marrë, i shpallur dhe i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe që bëjnë detyrën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja vendimet. Është shpallur sot mosekzistenca e ERE-s si institucion i pavarur. Vendimi që mori ERE ishte tërësisht i pabazuar në radhë të parë, pasi u bazua vetëm në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Ndërkohë, zhbërja e vendimit duhej të merrej sërish nga ERE”, deklaroi Meta.

“Kjo tregon se në krye të qeverisë kemi një kryeministër provokator ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie, ai i bën 8-fish dëmet”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...