Meta-Ramës: Tërhiqu nga amnistia! Nisma u urdhërua nga bota e krimit

Premte, 30 September 2022 12:32
 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga amnistia fiskale.

Sipas Metës ky është një projektligj i urdhëruar nga bota e krimit.

 
 
 

“Mos të provokojë më dhe mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit europian të Shqipërisë, Pra për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë. Me urdhër të qartë është bërë për të përfituar nga bota e krimit, që të pushtojë ekonominë vendase apo tregun financiar për të kriminalizuar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet tona.

 
 
 

Do të goditej dhe do të dëmtohej biznesi i ndershëm, që do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase. Do të inkurajoheshin dhe do të largoheshin nga vendi dhe at pak investitorë të huaj seriozë. Do të kriminalizohej shoqëria për llogari të eksponentëve kriminalë. Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale, duke amnistuar rritjen e kriminaliteti të rrugës dhe më shumë shqiptarë drejt burgjeve”, tha Meta.

 
 

Meta tha se qeveria duhet t’i japë prioritet punës së ndershme dhe jo krimit.

“Shqipëria, falë kësaj qeverie dhe mungesës se vullnetit të saj për të luftuar krimin, është kthyer në bazë operacionale për aktivitet kriminale anembanë botës. Kështu do të dëmtohet bahhkëpunimi me partnerët dhe do të dëmtohet procesi i nisje së negociatave me BE dhe do të cenohej imazh i të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mbështes të gjitha shqetësimet e argumentuara që ngrenë alarmin mbi nismën e qeverisë. Shqetësime që janë shprehur qartë dhe nga përfaqësues të vendeve partnere në luftën kundër krimit të organizuar si SHBA dhe Britania. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e papranueshme”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...