Berisha: Do ulemi me aleatët, por PD nuk largohet kurrë nga primaret

Premte, 30 September 2022 13:00

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme edhe amnistinë fiskale.

“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit.

 

Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje. Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre, ose i sjellin në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu.

Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah. Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti,” tha Berisha.

Ai theksoi se do ulen me aleatët për kandidaturat e zgjedhjeve, por deklaroi se PD nuk largohet kurrë nga primaret.

“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.

Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi. Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.

Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...