Ad imageAd image

Përmbytja e Shkodrës, Berisha akuzon Ramën me Ballukun: Ndërprenë prodhimin e energjisë, që të justifikonin blerjen!

1 min lexim

 

Në konferencën për shtyp që Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dha sot nga Shkodra e përmbytur, akuzoi Kryeministrin Rama dhe ministren e Energjitikës, Balluku, për akt kriminal.

“Çfarë bënë këta, zotërinj?! – theksoi ai duke iu referuar të dyve. – Këtyre u duhet të vidhnin me blerje, të vidhnin! Ndaj dhe gjoja po kursejmë energji. E vërteta është që kanë shkarkuar, pa prodhim energjie, kanë ndërprerë prodhimin e energjisë. Kanë ndërprerë prodhimin e energjisë! Sepse duhet të justifikonin blerjen e energjisë.
Ku është tjetër akti kriminal? I mirëfilltë kriminal i qeverisë?!

- reklamë -
Ad imageAd image

Ka një ligj që detyron autoritetet e KESH, të Ministrisë të informojë në kohë autoritet vendore për vendimet që merren me kaskadën. Çfarë kanë bërë këta, Rama me Ballukun?! Mbrëmë afër mesnate, kanë hapur fshehtas, tunelin e Komanit përveç portave, kanë bërë shkarkime mijëra mijëra metër kub në Vaun e Dejës, nuk kanë njoftuar për asgjë bashkinë, kanë hapur portën e Zadejës dhe kanë shkarkuar dymijë metër kub në sekondë nga porta anësore e Vaut të Dejës plus të gjitha portat e turbinave të këtij HEC dhe ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka parë kurrë Shkodra një përmbytje të tillë të rrufeshme!”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull