Berisha: Shqiptarët do të paguajnë 2 miliardë euro për portin e ri, nuk ka burg që e mban Ramën

E Enjte, 24 November 2022 11:27
 
 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Kuvend se me marrëveshjen e re, do të zhduket porti mijëravjeçar i Durrësit. Ai tha se shqiptarët do paguajnë edhe 2 miliardë euro për portin e ri.

 

“Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar si më i përshtatshmi për trojet arbnore,” tha Berisha.

 
Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje. Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.

Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...