Rama justifikohet në Kuvend: Përmbytjet ndodhën nga ngrohja globale, nuk shpallim emergjencën

E Enjte, 24 November 2022 12:16

 

Kryeministri Edi Rama u justifikua sërish në Kuvend për përmbytjet në vend.

Ai tha se përmbytjet kanë ardhur për shkak të ngrohjes globale, ndryshe nga sa ndodhte në kohën e qeverisjes së PD.

 

“Ne kemi pasur në atë kohë shumë më tepër përmbytje, kur nëpër botë përmbytjet ishin gjë e rrallë. Sot ato ndodhin, por që të kthehemi përsëri që ka përmbytje e përmbytje, sepse kur kam folur, atje përmbytja ka qenë e robit jo e Zotit. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati.

Nëse unë marr kamerën e iPhone-t tim dhe fus në një vrimë me ujë këtu në të djathtë të korridorit mund të simuloj një përmbytje globale. Por realiteti është ky që them dhe fatmirësisht këtë herë nuk flas unë, flet Bashkia e Shkodrës që është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet jo nga PS, por nga më të flaktit e më të përvëluarve të asaj që dikur quhej PD,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend nënvizoi se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjen së emergjencës për përmbytjet.

Rama nënvizoi se në Shkodër ka pasur vetëm 30 banesa të përmbytura dhe 15 në Durrës.

Modifikuar më Premte, 25 November 2022 10:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...