Balliu: Europianët më të sigurtë mes protestuesve se në krah të Ramoviçit

Saturday, 26 November 2022 18:56

Balliu thotë se europianët janë më të sigurt mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit. Klevis Balliu akuzon Policinë e Shtetit se ka degraduar ndërsa shton se militantë e patronazhistë janë emëruar në Polici duke bërë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.

 
Statusi i plotë i Klevis Balliut

Europianët më të sigurtë mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit. Degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë. Militantë dhe patronazhistë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.  

 
 

Policia e pushtetit sot është mbushur me individë që nuk kanë lidhje me Policinë, nga trafikantë, antarë bandash e deri tek hajdutët e fundit tek Liqeni Artificial, të cilët u raportuan në media se grabisnin të rinjtë në këtë zonë.  Të sigurtë të jemi të gjithë se këta banditë me uniformë nuk mund të garantojnë sigurinë e lidereve të BE që vijnë në Tiranë.  Por duhet të jemi të qartë gjithashtu se këta janë të emëruarit e partisë dhe nuk përfaqësojnë çdo efektiv të Policisë.  

Në Policinë e Shtetit ka shumë efektivë të ndershëm që ndihen të turpëruar nga këta pseudo policë të Edi Ramës.  Kriminalizimi i policisë është një nga krimet më të mëdha që i është bërë shtetit shqiptar, duke shkatërruar rendin dhe sigurinë publike.  

Ndaj me 6 Dhjetor ne do të protestojmë për të mbrojtur Policinë e Shteti, rendin dhe sigurinë publike e padiskutim dhe sigurinë e aleatëve tanë europianë që do të jenë në Tiranë.  

Por një gjë është e sigurtë se partnerët tanë Europianë janë më të sigurtë në protestën me pro europiane se sa në krah me Edvinoviçin. Me Edi Ramën Shqipëria dhe Policia është në rrezik.

Modifikuar më Hënë, 28 November 2022 10:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...