Blushi: Me zë dhe figurë, kur Edi Rama dilte kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës

Hënë, 28 November 2022 08:26

 

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ju ka rikujtuar në rrjetin tij social 'Facebook' të gjithë shqiptarëve gënjeshtrat e Ramës të 13 viteve më parë, kur shprehte hapur qëndrimin e tij kundër rrugës së Kombit dhe u premtonte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!

Blushi shton se Rama duke qenë se nuk e arriti këtë, ju vendosi traun, dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, madje, se ai e urren Kosovën, ndaj sot është edhe pro ‘Ballkanit të Hapur’.

 

Statusi i plotë i Blushit:

 

Ndiqni shpërthimin publik, me zë dhe figurë, të Edi Ramës në 11 qershor 2009 kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës, kur u deklaronte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!
Pasi nuk e ndali dot ndërtimin e saj, Edi Rama u vendosi traun dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, ndonëse e kanë paguar me gjak dhe sakrifica këtë bashkim me Shqipërinë.
EDI RAMA E URREN KOSOVËN, ndaj e mbështeti idenë e ndarjes së saj, mohoi publikisht gjenocidin, flet për dy kombe (shqiptar dhe kosovar) dhe përkrah sot "Ballkanin e Hapur"!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...