Berisha: Votuan natën si robotër buxhetin që duan ta vjedhin! Në 8 muaj vodhën 122 miliardë lekë

Premte, 02 December 2022 08:17

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar sot një takim me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë. Sali Berisha deklaroi se qeveria e ka votuar natën buxhetin 2023 si robotër pasi duan të vjedhin. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në 8 muaj qeveria vodhi 122 miliardë lekë.

“Ju nuk e ndoqët dot buxhetin e lanë natën që të mos e ndiqnit dot. Por ai ishte buxheti i hajdutëve. Ua thashë, hajdeni të bëjmë buxhet për qytetarët, që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetavëre. Jo buxhet hajdutësh.


Opozita bëri 23 amendamente, të gjitha anti krizë. A po vuajnë shqiptarët sot, po vuajnë. Po blejnë bukën, qumështin, djathin, vajin, 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së dhe këto janë dhëna statistikore të INSTAT. Blejnë naftën si në Zvicër dhe Gjermani. Pra a janë në një siklet ekonomik. Po janë të gjithë.

Atëherë hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që ti çlirojmë. Dhe propozuam 230 milionë, 100 milionë më pak se po vjedhin me rrugën, jo në asnjë mënyrë dhe votuan njëri pas tjetrit, sikur të ishin robotër, njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore, njerëz që nuk mendojnë për të sëmurë, as për të rinj, fëmijë, shkollë, për asgjë, përveç vetes dhe privilegjeve si deputetë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet.

Amendamentet nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë.

Pse u ndërmor ajo, të ju them unë ju.

Në pamje të parë, dikush mund të thotë që ju ua prishnit buxhetin me të. Por jo, përkundrazi, absolutisht nuk bëhej asgjë tjetër, veç se buxheti kthehej nga një magazinë për ta vjedhur qeveritarët paratë, kthehej në dobi të qytetarëve.

Sipas KLSH-së, këta kanë vjedhur dhe shpërdoruar, 122 miliardë lekë në 8 muaj. Kanë vjedhur 1.1 miliardë euro në 8 muaj. Dhe ju garantoj se janë më shumë. Disa gjëra që janë të vërteta në atë listën nuk ishte përfshirë. Vetëm naftë këta vjedhin minimumi 250 mijë ton. Pra i hodhën poshtë të gjitha. Kjo e rrogave ishte 15-16% e atyre që vjedhin, të gjitha të marra së bashku ishin 51% e 122 miliardë lekëve që kanë vjedhur në 8 muaj.

Për këta qytetarët nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm babëzia e papërmbajtur për të vjedhur sa më shumë. Nuk ngopen.”-tha Berisha.

Modifikuar më Premte, 02 December 2022 08:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...