Sulmi ndaj Prestige Resort, Balliu: Goditje nga Rama sepse i zbuluan aferat

Premte, 02 December 2022 08:19



Shef i organizimit në PD, Klevis Balliu, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline’ me Marsela Karapanço, u shpreh se sulmi që qeveria ndërmori sot ndaj “Prestige Resort” është bërë për arsyen se “Focus Media Group” ka denoncuar aferat dhe skandalet e qeverisë.

Sipas Balliut kjo është “mënyra e shëmtuar që përfaqëson shfryrjen e urrejtjes dhe panikut të Edi Ramës nga transparenca e denoncimeve të News24, BalkanWeb dhe Panorama.


Ai tha se mjafton thjeshtë fakti që leja e këtij resorti është firmosur nga vetë Dallëndyshe Bici, dëshmon se sulmi është i paligjshëm dhe se ka lidhje me linjën editoriale të “Focus Media Group”.

“Është mënyra e shëmtuar që përfaqëson shfryrjen e urrejtjes, të panikut të Edi Ramës nga transparenca e denoncimeve të News24, sepse duhet të jemi të qartë që aksioni ka 0 lidhje me resortin, por ndërmerret për shkak të linjës editoriale, denoncimet, transparencën, denoncimeve për Doganat, përmes News24, BalkanWeb dhe Panorama, këto janë arsyet.

Është fytyra e vërtetë e Ramës, shkatërrimi, tritoli, dhuna , forca, gjithë urrejtja e tij shpirtërore përbën dhe qenien e tij politike. Së dyti, çfarë përfaqëson ky aksion. Përfaqëson një nga faktet me dramatike të shtetit tonë, që këtu nuk ka drejtësi.

Shiko çfarë ka ndodhur ndaj një grupi me fuqi të lartë mediatike, në këtë kuptim, të ndërmarrësh një aksion pa asnjë letër, të marrësh përsipër të zbatosh këtë aksion nga IKMT që është kthyer në organizatë terroriste që vjen për të shkatërruar dhe masakruar jo vetëm tek ju, por siç kanë bërë me qytetarët që i kanë nxjerrë nga shtëpitë… Të ndërmarrësh këtë aksion pa asnjë dokument dhe duke shkelur kushtetutën, vetëton që në Shqipëri nuk ka ligj. Ai atje demaskoi krimin e tij më të madh.

Ajo është leje e firmosur nga Dallëndyshe Bici në 2017, dhe këtu vërtetohet që s’ka lidhje me ligjin, ‘gabimi’ pse jeni sulmuar ju është për shkak të denoncimeve të aferave. Të gjithë ata që mendojnë gjë tjetër veç sulmit që bëhet për shkak të linjës editoriale, ata nuk duhet të shohin të vërtetën.

Për një leje që e kanë dhënë vetë, në një pronë private ku kanë ndenjur vetë, ku kanë bërë aktivitete vetë PS, Rama, në një resort ku janë marrë afganët në një kohë të vështirë për ta, dhe të shkatërrohet ky resort vetëm se është Hysenbelliu Group, ndërkohë media të cilat lëpihen tek qeveria, vidhet prona e qytetarëve, vidhet prona, për t’i dhënë kësaj mediaje studio. Sepse kjo media ndryshe nga ju i lëpihet qeverisë. Kur shef portin e Durrësit nuk sheh vjedhje, ku sheh doganën me drogë të Gazhelit, nuk sheh drogën… për këtë media vjedhin pronën e shqiptarëve për të bërë studio”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...