Shkullaku: Rama të ndiqet penalisht për shembjen e 'Prestige Resort'! Kambanë alarmi për mediat

Premte, 02 December 2022 08:21



Gazetari Armand Shkullaku komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në Prestige Resort. Shkullaku deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndiqet penalisht për shembjen e këtij resorti. Shkullaku tha se shembja e Prestige Resort është kambanë alarmi për të gjitha mediat në Shqipëri.

"Nëse është pa leje, Rama ka ndikuar tek organet ligjzbatuese që të lejojnë ndërtimin e këtij objekti. Me fuqinë e kryeministrit ka ndikuar se ka qenë mysafir i vazhdueshëm i këtij hoteli, kanë drekuar e darkuar, kanë fjetur, mesazh për organet ligjzbatuese se është objekt që gëzon mbështetjen e kryeministrit.

 

A e ka bërë këtë gjë? Konflikt i pastër interesi, nëse një drejtues i lartë e jo më një kryeministër shkon, banon në një objekt pa leje, kjo është konflikt interesi, përçon mesazh që ky të ecë përpara. Po të kishte ndodhur në Europë, në rastin normal do jepte dorëheqje kryeministri."-tha Shkullaku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...