Berisha: Basha ishte dhe është peng! Bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme lirinë dhe vetëm lirinë

Saturday, 21 Janar 2023 13:17

“Unë mendoj se në interesin më të mirë tuajin, në interesin më të mirë të PD dhe Shqipërisë, bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme, lirinë dhe vetëm lirinë. 

 Ç’nënkupton bashkimi ynë si njerëz të lirë
 

Së pari, nënkupton që ne, brenda nesh, duhet të respektojmë votën e lirë. Ne në Shqipëri sollëm dy gjëra, votën e lirë dhe pluralizmin kur u themeluam. Dhe unë ju garantoj se gjatë këtyre muajve të fundit, kjo forcë politike ka votuar me votën e saj të lirë me shumë se të gjithë forcat e tjera në 30 vite. Primaret ishin një autostradë e hapur për të gjithë demokratët. Shumë prej tyre përfituan. Sot në disa qarqe apo rrethe, janë kandidatë të PD-së, ish-drejtues apo individë të cilët nuk u rreshtuan në fillim me foltoren. Por kuptuan se rruga e bashkimit është rruga e lirisë. Morën guximin, kandiduan dhe u votuan dhe sot janë kandidatë.

Së dyti, bashkimi i PD kalon duke pranuar mendimin ndryshimin. Po ju rikujtoj se statuti i 11 dhjetorit ka nenin e fraksionit. Çfarë do të thotë? Do të thotë që ata anëtarë, ata drejtues, ata deputetë, të cilët kanë mendime të ndryshme nga kryetari dhe kryesia aktuale, ata mund të krijojnë fraksionin e tyre. Dhe nga ai pozicion, të mbrojnë interesat e demokratëve që u besojnë. Pra, ne jemi parti e mendimit ndryshe.

Tani duhet të them dy fjalë: çfarë tregojnë zhvillimet e kësaj force politike? Zhvillimet treguan se udhëheqja e saj ishte marrë peng. Bënte biznes me Edi Ramën. Se Lulzim Basha ishte marrë peng. Se Alibasha është peng. Ju garantoj se pengjet nuk ka forcë në botë që t’i çpengojë.

Ndaj duhet të dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerë tek-tuk ndjekin tenderat dhe të fituarit në mënyrë të pandershme. Ata nuk mbrojnë interesat tuaja, nuk mbrojnë interesat e demokratëve.

Pra, kemi të bëjmë me persona të caktuar, të cilët kanë faktuar në mënyrë të përsëritur se janë në vasalitet dhe keqpërdorim nga Edi Rama. A nuk doli Alibasha dhe u tha demokratëve se është rënë dakord që presidentin na e lanë ne? A u tall dynjaja me demokratët? Mund të jap shembuj të tjerë plot.

Edhe njëherë, çdo demokrat që mendon ndryshe, nëse janë vërtet në pozicione se kanë kundërshtime me Sali Berishën apo kryesinë, të krijojnë fraksionin e tyre. Por qëndrimi larg zgjedhësve, qëndrimi larg anëtarëve, i dëmton çdo ditë që kalon,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...