Shashka për '21 janarin' për të tërhequr vëmendjen nga përfshirja e Ramës në korruptimin e McGonigal

Tuesday, 24 Janar 2023 13:51

 

Prej dy ditësh, mediat më të mëdha në Amerikë kanë një argument kryesor. Edhe në Europë, gazetat e quajnë skandal shokues.

Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, njeriu që drejtoi për dekada kundërzbulimin e FBI në Nju Jork, u arrestua pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët.


Në padi thuhet se ai ka ndihmuar oligarkun e famshëm rus, krahun e djathtë të Putinit, Oleg Deripaskën.

Por skandali është edhe më i rëndë, pasi Charles McGonigal është korruptuar edhe nga një 'rus' tjetër, nga kryeministri Edi Rama, që ka pranuar publikisht se ka miqësi personale me agjentin e Moskës brenda FBI.

Charles McGonigal është zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar, dhe për ironi kishte hetuar dikur për lidhjet e spekuluara mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe rusëve.

Aq i madh është skandali sa disa e krahasojnë McGonigal me një agjent të dyfishtë të arrestuar dekada më parë, i cili për pak rrënoi plotësisht FBI me informacionet që u jepte rusëve.

Rama ia kishte dalë të korruptonte McGonigal përmes levave të tij, Dorian Duçkës dhe Agron Nezës dhe e përdorte atë për gjithçka, që nga sulmet ndaj opozitës e deri te hetimet për komplote për vrasje politikanësh në Shqipëri.

Por nëse dikush mendon se në Shqipëri po zien media për këtë skandal që do kishte groposur dhe prangosur çdo kryeministër, gaboheni.

Qeveria po përpiqet të zhurmojë këtë mega-skandal me një shashkë për ngjarjet e 21 janarit. Bëhet fjalë për një audio, që nuk është audio. Një përgjim që nuk është përgjim. Një transkript që nuk është transkript. Është thjesht një trillim në mendjet e atyre që duan të shpikin diçka për të krijuar mjegullë.

Ndërkohë skandali i vërtetë po ulëret në të dy anët e Atlantikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...