Miku i Ramës, ish-zyrtari i lartë i FBI i arrestuar në Nju Jork, hapi kompani në Tiranë

Tuesday, 24 Janar 2023 17:02
 
 

Një ditë më parë, FBI-ja do të vinte në pranga ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit në Nju Jork, Charles McGonigal.

Pas bërjes publike të lajmit dhe dosjes së tij hetimore, u shfaqën edhe lidhjet me Edi Ramën në Shqipëri, dhe marrjen e të paktën 225 mijë dollarëve, për aktivitete që ish-zyrtari i FBI-së nuk i kishte raportuar në Departamentin e Drejtësisë, siç edhe e kërkon ligji amerikan. 

 Në muajin shtator 2022, SYRI TV do të denonconte se si McGonigal kishte hapur një kompani në Tiranë për lidhje biznesi, e jo siç deklaronte më pas Edi Rama, për miqësinë e tij me ish-zyrtarin e arrestuar.

 Charles McGonigal u arrestua në aeroport në Nju Jork dhe është lënë në lirim me kusht pasi pagoi 500 mijë dollarë.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus, të quajtur Oleg Deripaska, me qëllim shmangien e sanksioneve ruse.

Por mbi të gjitha, McGonigal njihet edhe si mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe është nën akuzë se ka marrë 225 mijë dollarë nga njerëzit e Edi Ramës.

Sipas hetuesve amerikanë, Rama është takuar të paktën katër herë me zyrtarin e FBI, por këto takime nuk janë raportuar.

Denoncimi ekskluziv i SYRI-t në shtator 2022
Ish-zyrtari i larte i FBI-së, Charles McGonigal, që dyshohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me Rusinë, rezulton të ketë aktivitet biznesi në Shqipëri.

SYRI TV ka zbuluar ekskluzivisht, se miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, në kohën që po lobonte për një takim në SHBA, në Shqipëri hapi një kompani, ku pas blerjes së aksioneve u emërua edhe administrator i saj.

Nga dokumentet e siguruara nga Qëndra Kombëtare e Biznesit, McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”. Në të njëjtën kohë, bashkë me të aksioner të kompanisë bëhen edhe Agron Neza, që gjithashtu përmendet në dokumentet e kontakteve me rusët dhe ish-agjenti tjetër i FBI Mark Thomas Rossini, i cili aktualisht është në gjykim në Porto Riko, i akuzuar për mashtrim dhe konspiracion.

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, njihet për lidhjet me kryeministrin Edi Rama, kjo e konfirmuar edhe nga zyrtarë të kryeministrisë që për 'Business Insider' kanë konfirmuar se miqësia e tyre nuk ka pasur raporte biznesi apo bashkëpunimi institucional.

Por dokumentet e siguruara ekskluzivisht nga SYRI TV, dëshmojnë të kundërtën. Pikërisht në kohën që Edi Rama i kërkonte McGonigal një takim në SHBA për të formësuar nismën anti-korrupsion, në Shqipëri për këtë synim ai hapi një kompani. Rezulton se aksionet janë blerë në muajin prill të 2019 nga avokati Shefqet Dizdari.

Por pasi plani i Ramës me McGonigal u bllokua nga FBI, ish-agjenti mbylli edhe kompaninë në Shqipëri. Tashmë kompania shqiptare e ish-agjentëve amerikan rezulton e pezulluar, e madje gjatë 7 mujorit të pronësisë, nuk ka kryer asnjë aktivitet.

Por teksa ky skenar nuk u realizua, duket se më i suksesshëm ka rezultuar shqiptari i dytë, emri i të cilit del në dokumentin e publikuar nga Insajder. Dorjan Duçka, bashkëpuntor i kryeministrit Edi Rama del sërish në listën e komunikimeve të ish-agjentit amerikan.

Duçka  gjithashtu është një lobues për llogari të Edi Ramës, të cilit i ka mundësuar takime të ndryshme. Takimi i fundit i që Dorjan Duçka i ka mundësuar Edi Ramës është ai me drejtuesin e Facebook, Mark Zukenberg në mbrëmjen e organizuar nga prestigjozja gjermane Bild. Fotot e shkrepura kanë tradhëtuar e kanë nxjerrë në pah lidhjet e Edi Ramës me Duçkën. Tashmë mbetet për tu zbardhur se kush është roli i Duçkës në kontaktin me ish-agjentin e FBI, të akuzuar nga autoritetet opër lidhje me rusët.

Modifikuar më Tuesday, 24 Janar 2023 17:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...