Edi Rama mori pajisje të FBI-së nga McGonigal në prani të Duçkës, a ishin pajisje përgjimi kundër opozitës?

Tuesday, 24 Janar 2023 17:05

Siç shkruhet në dosjen hetimore të paraqitur nga FBI-ja në gjykatën e Manhatanit kundër ish-zyrtarit të saj, McGonigal i ka dhënë Edi Ramës pajisje të FBI-së.

 Pajisjet janë dorëzuar në Tiranë nga ish-zyrtari i FBI-së dhe i pranishëm në këtë shkëmbim ka qenë Dorian Duçka, njeriu i paradhomës së Ramës dhe njeriu që si adresë të tij jep kryeministrinë dhe përdor emaile zyrtare të shtetit shqiptar.
 
 

Image

‘Në 9 shtator 2017, në Shqipëri, McGonigal u prezantua nga njeriu i Nju Xhersit i njohur si personi A., me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha McGonigal "se ai donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për ta vrarë", sipas aktakuzës. Zyrtari McGonigal i ka dhënë mjete të FBI-së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në prani të personit B’, shkruhet në dosjen hetimore të bërë publike nga FBI-ja në Nju Jork.

Pas kthimit nga udhëtimi, njeriu i Nju Xhersit i identifikuar si Agron Neza dyshohet se i dha McGonigal-it 80,000 dollarë para në dorë ndërsa ishte në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork City. Dy herë të tjera në vjeshtën e vitit 2017, ai akuzohet se e ka paguar McGonigal me nga 80,000 dhe 65,000 dollarë.

A janë përdorur këto pajisje me logon e FBI-së nga Edi  Rama në Tiranë për të përgjuar opozitën shqiptare dhe nëse do të kapeshin, do të justifikoheshin sikur hetimin po e bënin amerikanët. Këto janë çështje që duhet ti zbardhë një hetim i cili duhet të hapet në Tiranë nga SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...