Meta: Një kandidat me cilësi të jashtëzakonshme si prof. Luçiano Boçi do të drejtojë bashkinë e Elbasanit!

Saturday, 11 Mars 2023 13:50

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se në zgjedhjet e 14 Majit, opozita “do fitojë në mënyrë dërrmuese”. Përveç kësaj, Meta tha se kandidatët e opozitës do të bëjnë një dallim të madh me kryebashkiakët socialistë, duke veçuar qytetin e Elbasanit.

"Me çrrënjosjen përfundimtare të monizmit në nivelin vendor, - tha Ilir Meta, -  dhe të moniozmit si forma më e neveritshme e rikthimit të diktaturës së një pakice uzurpatore ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve me votën e tyre në 14 maj ne do japim nje model krejt tjetër e mbështetje shumë të madhe përmes bashkive ku opozita do fitojë në mënyrë dërrmuese dhe të mënyrës së drejtimit të këshillave bashkiake që nuk ekzistojnë por vetëm firmosin fap e fap.

 
 

Jo rastësisht kemi zgjedhur që në krye të listave të kemi sa më shumë figura personalitete intelektualë e pedagogë që do i japin tonin jo vetëm mbështetjes për arsimin në bashkitë e tyre e për të rinjtë e fëmijët por do tregojnë se ca dallim i madh ekziston kur pushtetin ia lë në dorë bandave dhe sa dallim është kur pushtetin ua jep intelektualëve.

 

Dallimi më i fortë do jetë në Elbasan që falë Rilindjes u shndërrua në qytetin më të kriminalizuar të vendit, Elbasani falë Rilindjes u shndërrua në qytetin e dytë më të varfër të Shqipërisë që ka potenciale të jetë të paktën një në 4 qytetet më të begata.

 

Është e mrekullueshme që është një kandidat me cilësi të jashtëzakonshme, një figurë tashmë kombëtare, sic është prof. Luçiano Boçi, që do të drejtojë bashkinë e Elbasanit.

Do ta shohin qytetarët e Elbasanit dallimin në pak jave e pak muaj e do jetë dallim që do frymëzojë ndryshime të mëdha kudo se duhet qe qendra e gravitetit të vendimmarrjes të spostohet drejt mendjeve më të ndritura të cdo komuniteti duke i dhënë fund përjashtimit e nëncmimit të intelektualëve."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Politikë

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Politikë

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA...

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...