Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.
Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se pritja entuziaste për Berishën është dëshmi e nevojës së madhe për ndryshim.
Haxhiu zotohet se do të punojë për t'i rikthyer dinjitetin Kurbinit.
Postimi
Partia nuk është as vulë dhe as zyrë por është një institucion që e mban në këmbë fryma dhe shpirti njerëzve të lirë.
Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kurbinit në takimin e zhvilluar këtë të shtunë dhe pritja e zjarrtë që i’u rezervua doktor Berishës janë dëshmi e nevojës së madhe për ndryshim dhe domosdoshmërisë që pushteti lokal të rikthehet në dyert e qytetarëve.
Ju jam shumë mirënjohës për këtë mbështetje pa cak që më keni dhënë dhe angazhohem se bashkarisht do punojmë për t’i rikthyer dinjitetin Kurbinit.
Miqësisht Behar Haxhiu!