Berisha: Rama ka vendosur diktaturën e bandave! Misioni më i rëndësishëm është rikthimi i votës së lirë

Premte, 19 May 2023 12:05

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në përvjetorin e Revoltës së Spaçit, se në vend është rivendosur një diktaturë tjetër, ajo e bandave.

“Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij.

 

Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave.

 

Forma më e keqe e diktaturave është diktaturave e bandave, që ka një kryebandit.

Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues.

Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat. Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia.

Pra, u ndala në këtë koment për të theksuar se rikthimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është misioni i të gjitha misioneve sot, për të gjithë ata që besojnë se vota e lirë është origjina e të drejtës dhe ligjit, është e tregut të lirë, është themeli i lirive dhe dinjitetit.

Sot, krahas një farse zyrtare, shikoni se si propaganda dhe mediat janë në garë, se si të fshehin këtë farsë, se si ta maskojnë atë. Nuk ka tipar më të qartë të një regjimi diktatorial të bandave se kjo që ndodh.

Është rasti që të gjejmë frymëzim, është rasti të përmbushim detyrimet tona, përndryshe pas tetë vitesh do kenë ikur edhe 1 milion tjetër shqiptarë dhe nuk do merret vesh kush mbetet.

Edhe njëherë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për heronjtë e Spaçit, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata shqiptarë dhe familjet e tyre që kaluan në diktaturën komuniste kalvarin më të egër që Europa ka njohur ndonjëherë në regjimin, të cilin e krahasuan me të drejtë si regjimi i Hitlerit të Europës pas luftës.

Nderim përjetë atyre që luftuan dhe sakrifikuan!” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Politikë

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Politikë

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA...

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...