Hiqen kamerat që filmuan takimin Basha-Balla, bashkia në aksion për të zhdukur provat

Hënë, 22 May 2023 08:54



Pas publikimit të pamjeve të takimit Basha-Balla më 3 dhjetor në banesën e një prej bashkëpunëtoreve të Lulzim Bashës, Bashka e Tiranës merr masa të menjëhershme për heqjen e kamerave. Specialistë të Bashkisë së Tiranës kanë shkuar në pallatin ku u mbajt takimi dhe kanë kërkuar nga administratori i pallatit heqjen e kamerave. Por teksa kërkohet heqja e kamerave që filmuan takimin sekret, specialistët e Bashkisë japin një tjetër fakt se 2 protagonistët në video nuk mund të përdornin “ashensorin me çip” pa ndihmën e një personi të tretë i cili është kujdesur që ta mbajë ashensorin në katin zero, teksa mbërrin të ftuarit specialë.


Pasi Taulant Balla konfirmoi autenticitetin e videos ku shfaqej duke u futur në të njëjtën hyrje për të zhvilluar takim me Lulzim Bashën në banesën e një bashkëpunëtoreje të tijën, ka nisur edhe marrja e masave për asgjësimin e kamerave të sigurisë, apo pastrimin e atij pallati nga provat. Lulzim basha e cilësoi montazh sapo videoja u publikua, duke mohuar vërtetësinë e saj, por Balla dhe një tjetër version, duke konfirmuar vërtetësinë, por sipas tij çdo gjë ishte rastësore dhe se nuk është takuar brenda banesës me Lulzim Bashën. Por pasi Syri Tv konfirmoi të kundërtën, është dashur ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës, për të zhdukur provat dhe kamerat e sigurisë. Në pallatin ku u zhvillua takimi kanë shkuar për inspektim përfaqësuesit e Bashksië së Tiranës, të cilët me pretekstin e kontrollit të mirëmbajtjes së shkallës, kanë marrë vetëm një masë konkrete, heqjen e kamerave që filmuan takimin mes Lulzim Bashës dhe taulant Ballës më 3 dhjetor të vitit 2022, e për justifikim shkresor kanë shtuar dhe marrjen e masave për vendosjen e një fikse zjarri.

Syri Tv siguroi kopjen e inspektimit, e cila është afishuar pranë hyrjes së Pallatit, ku Basha u takua me Ballën, e që ndryshe nga sa veprohet me pallatet në Tiranë, kujdesi ka qenë më i madh. Por teksa Specialistët e Bashkisë së Tiranës urdhërojnë heqjen e kamerave të sigurisë, konfirmojnë edhe një detaj, jo pak të rëndësishëm, që fakton se takimi mes Ballës dhe Bashës nuk ka qenë rastësor, por personi që ka organizuar takimin është kujdesur për futjen e tyre me lehtësi në banesë.

Specialistët e Bashkisë së Tiranës, shkruajnë se ashensorët e këtij pallati janë të pajisur me çip, çka nënkupton që veç banorëve të pallatit askush tjetër nuk mund ta përdor pa pasjen e këtij çipi.

E në rastin konkret, si Lulzim Basha ashtu edhe Taulant Balla janë shoqëruar nga një person që kur ata mbërrijnë te ashensori e deri në banesën e takimit. Me këtë detaj të zbuluar nga Bashkia e Tiranës konfirmohet se personi në fjalë, ka ditur me përpikëri kohën e mbërritjes apo është telefonuar paraprakisht, dhe siç duket nga pamjet në të dyja rastet si Basha ashtu edhe Balla, e gjejnë ashensorin me derë të hapur në katin zero dhe më pas ngjiten për në banesën e takimit.

E sipas asaj që konfirmojnë specialistët e Bashkisë në këtë shkresë, ashensori është me çip dhe pronari i banesës ku u mbajt takimi është kujdesur që ata të ngjiten lehtësisht nga kati zero në banesën ku u mbajt takimi sekret.

Modifikuar më E Enjte, 25 May 2023 08:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...