Berisha: Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Belinda ka terrorizuar zonën

E mërkurë, 24 May 2023 15:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka hedhur akuza ndaj Pëllumb Salillarit dhe Rrok Gjokës, si pjesëtarë të krimit elektoral.

Sipas Berishës, bashkë me Ballukun, kanë paguar dhe ushtruar presion ndaj votuesve në Kuçovë dhe Bulqizë.

 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën.

Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke blerë vota.

Kurse Rrok Gjoka që ka 7 vite, merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm.

Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit.

Ajo ndante qendër votimi me biznes. Në Klos, demokratët e kapën tjetrin që ndante paratë, policia e fshihte kriminelin elektoral.

Këto janë vetëm disa nga aspektet.

Në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe zyrtarë të tjerë.

Bandat u hodhën në një sulm të egër kundër votës së qytetarëve shqiptarë, të gjitha nën regjimin e Edi Ramës.

Ndaj ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse zgjedhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...